Filloi “Liga shkollore në futboll të vogël”

Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz me datë  06 prill 2019, filloi realizimin e projektit  “Liga shkollore në futboll të vogël”.

Projekti bën pjesë në platformën kulturore-sportive të Fondacionit Albiz i cili ka për qëllim avancimin e sportit, nxitjen e shoqërimit dhe komunikimit tek nxënësit si dhe promovimin e të jetuarit shëndetshëm përmes sportit. Në Ligën shkollore marrin pjesë tetë shkolla fillore në Komunën e Sarajit, gjegjësisht nxënësit e klasave të gjashtë deri në klasën e nëntë.

Liga shkollore në futboll të vogël mbaron me 25 prill 2019,  ku në këtë ditë mbahet edhe finalja si dhe zgjidhet fituesi për këtë vit.